Çairi shënoi Ditën ndërkombëtare të planetit Tokë

Këshilli i të rinjve të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës tanimë tre vite me radhë organizon aktivitete për shënimin e Ditës ndërkombëtare të planetit Tokë. Këtë vit, pjesë e këtyre aktiviteteve ishte edhe Komuna e Çairit, gjegjësisht disa shkolla fillore të komunës sonë prej gjithsejtë tridhjetë shkollave fillore në territorin e Republikës së Maqedonisë në të cilat Ambasada në fjalë realizoi projektin e tyre.

Ngjarja kryesore u zhvillua në shkollën fillore “Ismail Qemali” ku nxënësit me paisje për punë pastruan oborrin e shkollës dhe mbollën fidane të reja. Përveç përfaqësuesve të Ambasadës së SHBA Kaitlin Turck dhe Ann Tran, i pranishëm ishte edhe Kryetari i Komunës së Çairit Izet Mexhiti. Duke pas parasysh që Komuna e Çairit duke përdor mekanizma të ndryshëm për ngritjen e vetëdijes tek popullata për mirëmbajtjen e ambientit jetësor por edhe duke punuar intensivisht në teren me ekipe dhe mjete për pastrim, Kryetari i Çairit përshëndeti këtë iniciativë duke uruar që kujdes të tillë t’i kushtojmë çdo ditë ambientit ku jetojmë dhe veprojmë dhe njëherit paralajmëroi aktivitete të natyrës së ngjashme që do të realizohen në të ardhmen e afërt.

Lajme të ngjashme

Back to top button