Nora së shpejti me videoklip

Këngëtarja më ‘in’ në skenën tonë, Nora Istrefi, pas një sezoni të ngarkuar, ka ndarë kohë që të vijë tek publiku me risi. Ajo pasditen e së enjtes ka filluar xhirimet për video-spotin e ri.

Ndonëse ajo vet nuk ka deklaruar asgjë, këngëtarja është parë nga redaksia e Tribunës duke bërë xhirimet në një pjesë në qendër të Prishtinë, përkatësisht në lagjen ‘Qafa’ (te Bahollt).

Ajo në këtë videoklip është duke punuar bashkë me produksionin ‘Entermedia’, ndërsa xhirimet e para janë duke u bërë në një ambient të mbyllur.

Ndërkaq edhe në këtë klip do ta shohim një Norë shumë ‘hot’ me bluzë jeshile e këpucë rozë të ndezur.

Lajme të ngjashme

Back to top button