Kërcënime për jetë edhe ndaj gazetarit Zoran Bojarovski

Kërcënim me jetë ka marr edhe gazetari Zoran Bojarovski pas publikimit të shkrimit të tij në gazetën Slobodën pecat dhe në plusinfo. Atij, një shfrytëzues Facebook-u, iu është kërcënuar se do ta dëmtoj familjen e tij.

“Sot herët në mëngjes, në profilin tim në Facebook është dërguar një porosi kërcënuese ndaj jetës time dhe sigurisë së familjes time. Duke i marr parasysh rrethanat në të cilën jeton sot gazetaria e Maqedonisë, dhe duke marr parasysh ngjarjen e fundit me kërcënim ndaj koleges Borjan Jovanovski dhe familjes së tij, mendova se këtë kërcënim duhet ta paraqes në polici. Zyrtari policor në stacionin policor në Karposh më pranoi dhe pas bisedës e bëri shënimin zyrtar. Përderisa e shkruante shënimin, përmes sistemit të tij, u identifikua personi për të cilën supozohet se ma ka dërguar kërcënimin. Zyrtari policor më informoi se kanë të dhëna identifikuese ndaj personit që ka kërcënuar dhe do ta njoftojnë stacionin policor më të afërt për të vepruar pas ankesës. Prej policisë më informuan se pasi që u krye një bisedë me kërcënuesin e mundshëm do të më informojnë dhe do të mi japin informacionet e tij personale nëse dua që të ngris padi penale”, deklaroi Bojarovski.

11173701_1046933288668785_361220649_n (1)

11104284_1046933285335452_1639403600_n

11171589_1046933295335451_1959071296_o

Lajme të ngjashme

Back to top button