Muzika ‘tallava’ e vetmja zgjidhje

Këngëtarja e njohur Albërije Hadërgjonaj përkrah angazhimeve të shumta gjatë sezonit veror ka ndarë kohë edhe për risi.

Ajo për gazetën Tribuna ka bërë të ditur se së shpejti do të vijë tek publiku me një këngë të re.

“Kam pasur një sezon shumë të ngjeshur me mbrëmje muzikore e ahengje familjare, kështu që jam akoma thuajse në fazën përfundimtare dhe për momentin asgjë nuk kam konkrete. Por një këngë e re po punohet dhe sigurisht që do të vijë shumë shpejt”, ka thënë fillimisht Hadërgjonaj, duke mos dhënë detaje rreth projektit të ri të cilin do ta lë surprizë për publikun.

Ndërkaq sa i përket bashkëpunimeve, këngëtarja ka cekur se tani për tani nuk e ka në plan të realizojë një të tillë, përveç nëse i ofrohet ndonjë bashkëpunim interesant. “Sa i përket bashkëpunimeve nuk kam ende asgjë të definuar. Por nëse vjen diçka e bukur dhe interesante, pse jo, e mirëpres me kënaqësi”./ Tribuna

Lajme të ngjashme

Back to top button