Starton Festivali CM9 me netët konkuruese

Siç ju kemi thënë edicioni i nëntë i Festivalit më të madh muzikor në Kosovë “Çelësi Muzikor” ka sjellë artistë me emër por edhe kompozitorët më të mirë shqiptarë.

Nata e para është trasmetuar në Zico TV, ku ka hapur këtë garë kënga “Nuk shikohen vitet në dashni” ardhur në duet nga artisti Shemi-Ilirët dhe bukuroshja Shkenda Dubova, më pas grupi Pro Band – Milionat, për të vijuar me grupin e njohur nga Tetova XXL Band – Kjo më pëlqen me solisten Elita, këngëtari Albos – Krejt, B-Genius ft. Niil-B – Rollin, dheTC me “Did you know”.

Edhe këtë vit prezantimi i është besuar gazetarit Maksim Gjokaj-Maksi, ndërsa në mbrëmjet që vijnë do të prezantohen të tjera këngë në konkurim të këtij festivali e artistët më të mirë do të shkojnë në finalen e madhe e cila do të jëtë më 7 Maj./BS/

Lajme të ngjashme

Back to top button