Guardiola: Jam fans i madh i Shaqirit

Trajneri i kampionit të Evropës Bayern Munchen, Pep Guardiola, po llogarit shumë në mesfushorin shqiptar Xherdan Shaqiri, pavarsisht se ky i fundit ka pak minutazh në ndeshjet e para që “bavarezët”po i zhvillojnë në këtë fillim të sezonit.

Por edhe atëherë kur Shaqiri luan, nuk lë pa krijuar raste madje edhe pa shënuar gola ashtu siç bëri në ndeshjen e fundit ndaj Freiburgut të martën.

Për të gjitha këto është në dijeni edhe vetë trajneri Gurdiola i cili e dërgoi në piedestal Xherdanin me deklaratat e tij.

Guardiola po qëndron në kryeqytetin e Republikës Çeke, Pragë, së bashku me skuadrën e tij pasi sot (e premte) do të zhvillojë një ndeshje të rëndësishme e vlefshme për Superkupën e Evropës ndaj Chelseat fitues i Europa League në sezonin e kaluar.

Gazeta “Arena” gjatë konferencës për media e ka pyetur spanjollin rreth formës së Shaqirit dhe zhvillimin e tij tek Bayern , ndërsa përgjigja ka qenë e gjatë për kosovarin me nënshtetësi zvicerane.

Guardiola ka thënë se Shaqiri ëshë shumë i rëndësishëm për skuadrën e tij, derisa ka shtuar se ai duhet të shërbejë edhe si shembull por futbollistë të tjerë të cilit dëshirojnë të ndërtojnë karrierë në skuadrat e mëdha.

Lajme të ngjashme

Back to top button