BOMBA 24: Gruevski bën listën se cilët gazetar do të punësohen në RTVM (VIDEO)

Zaev fillimisht e dënoi incidentin me gazetarin Borjan Jovanovski.

Ai kërkoi përgjegjësi nga autoritetet ta gjejnë fajtorin.

Bomba e radhës ka të bëjë me të vërtetën për RTVM-në.


Audio inçizimet kanë të bëjnë me presionet e Gruevskit ndaj mediave private Sitel dhe Kanal 5.

Të gjithë paguajnë taksë për RTVM që ajo të shndërrohet në shtab të VMRO-së.

Jankullovska ka listë edhe për gazetarë të cilët duhet të zgjidhen dhe janë në servisin shtetëror.

Në bisedë mes kryeministrit Nikolla Gruevski dhe ministres së brendshme Gordana Jankullovska dëgjohet si ajo i thotë që e ka listën për gazetarët korespodent për Uashington dhe Bruksel.

Shefi i kabinetit të Gruevskit, Martin Protugjer e urdhëron Jankullovskën ta prishin konkursin për gazetarë në RTVM sepse “gjysma e tyre nuk janë normal”.

Jakullovska i thotë që “i kanë mbushur gjithë vendet me njerëz që nuk janë për aty”.

Në bisedë apostrofohet ish gazetari i A1, Mile Ristevski i cili është i mirë për RTVM se “dëgjon dhe është i urtë”.

Jankullovska madje zgjedh edhe gazetarët e sportit!

Gruevski e urdhëron ministrin Mile Janakievski që Radio Gostivarin ta merr “njeri i tyre”.

Ai i thotë që atë ta merr “unioni i të rinjve të VMRO”.

Protugjer kërkon nga pronari i Kanal 5, Stojmenov lajme të porositura.

Ai gjithashtu e urdhëron Stojmenovin ta heqin deklaratën e Denko Malevskin sepse “ai nuk është normal”.

Shefi i inteligjencës Sasho Mijallkov në bisedë me kryeredaktorin e TV Sitel, Dragan P. Llatas i thotë që do ta qerras për punën që e bën.

Llatas në bisedë me Goran Ivanov thotë që kryeministri Nikolla Gruevski aq shumë qërron hesape personalisht sa që vet e ka shkruar tekstin kundër biznesmenit Orce Kamçev të botuar në një gazetë vendore.

Protugjer e falënderon Llatasin dhe bandën e tij për punën e bërë në dobi të VMRO-së.

Në bisedë mes Janakievskit dhe Stojmenovit dëgjohet si ky i fundit kërkon leje për mbindërtim në njëndërtesë.

Mile Janakievski e mëson Goran Ivanovin si të merr tenderin më të shtrenjtë.

Latas në bisedë me drejtorin e DAP, Goran Trajkovski merren vesh si të fsheh paratë duke përdorur disa procedura të cilat ia tregon Trajkovski.

Stojmenov i thotë Protugjerit ti lëshojnë para dhe të jetë me fakturë sepse pyesin gazetarët çfarë ndodh ndërsa këta nuk kanë para.

Pas 6 vitesh DAP ka pasur inspektim në Kanal 5 dhe për këtë pronari Stojmenov i ankohet shefit të kabinetit të Gruevskit, Martin Protugjer.

Pronari i TV Sitel, Goran Ivanov në bisedë me ministrin Janakievski kërkon me ngulm takim me Gruevskin.

Stojmenov thotë që do ta anulojë udhëtimin në ora 15 për në Slloveni vetëm për tu parë me Gruevskin.

Mirëpo nga kabineti i Gruevskit disa herë ia shtyjnë takimin sa që ai e anulon udhëtimin e tij.

BOMBA  1: Gruevski ka përgjuar edhe Ali Ahmetin, Rufi Osmanin dhe Menduh Thaçin (VIDEO)

BOMBA  2: VMRO- DPMNE dhe BDI kanë montuar vendime gjyqësore (VIDEO)

BOMBA  3: Latas, Mijallkov dhe policia montuan burgosjen e Lube Boshkovskit (AUDIO) 

BOMBA  4: Gazetarët nën “tytën” e Mijallkov dhe bandës qeveritare (VIDEO)

BOMBA 5: Plani i Gruevskit për hakmarrje ndaj Canoskit, rrëzim ndërtese.. (VIDEO)

BOMBA 6: Gruevski si i çmendur dhe në mënyrë antiligjore harxhon paratë e kredive dhe të shtetit (VIDEO)

BOMBA 7: Zaev zbardh manipulimet dhe shantazhet e Qeverisë gjatë zgjedhjeve (VIDEO)

BOMBA 8: Ja se çfarë bëri VMRO për ti fituar zgjedhjet (VIDEO)

BOMBA 9: Planet e VMRO-së për bllokimin e Zhernovskit (VIDEO)

BOMBA 10: Lakmitë e Gruevskit për posedime personale (VIDEO)

BOMBA 11: Pushteti vjedh votat, malltreton dhe reketon në qytetin e Zaevit (Audio)

BOMBA 12: Borxhi lahet me borxh, pazaret për gjyqësinë mes BDI-së dhe VMRO-së

BOMBA 13: Gruevski dhe Janakievski, diskutojnë parcelat prej 17 milion eurove (VIDEO)

BOMBA 14: Si Gruevski ujdis tenderë për përfitime personale milionëshe (VIDEO)

BOMBA 15: Si i realizon bizneset milionëshe korruptive Sasho Mijallkovi (VIDEO)

BOMBA 16: Jankullovska me fyerje ndaj shqiptarëve, mobilizon dhe armatën për zgjedhjet

BOMBA 17: Zgjedhjet në Prilep, VMRO gjobiti dhe mbylli kompani dhe lokale

BOMBA 18: Sikletet e Gruevskit dhe VMRO-së për Ligjin e amnestimit të ushtarëve të UÇK (VIDEO)

BOMBA e 19: Intervenimet e VMRO-së në Komisionin e lustrimit, kërcënime pas zgjedhjeve (VIDEO)

BOMBA e 20: Gruevski, nëpërmjet Jankullovskës pastron gjithë eshalonët e pushtetit (VIDEO)

BOMBA e 21: Protugjer dhe Janakieski dakordohen për blerjen e parcelave në Ohër (VIDEO)

BOMBA e 22: Punësime partiake dhe keqpërdorime në Universitetin e Shtipit

BOMBA e 23 : Gruevski dhe Janakievski përvetësojnë qendrën e Shkupit

Lajme të ngjashme

Back to top button