Zaev: Është mision i pamundur tani të krijosh konflikt ndëretnike

Lideri i opozitës Zoran Zaev ka dënuar ngjarjet e fundit në pikën e kontrollit në Goshincë  të Likovës. “Populli është i bashkuar në këto kohë në një luftë për liri dhe demokraci kundër  pushtetit, edhe ai vetë është sigurt për stabilitetin e Maqedonisë, dhe kjo më jep diçka qetësi në mendje”, tha Zaev.

“Mund të paraqiten çfarëdo grupe banditësh, pa dallim nëse janë planifikuar nga individë apo grupe ose me vet iniciativë të motivuar, të cilët dëshirojnë gjueti të vrazhdë, megjithatë nuk do të kenë sukses, që të shkaktojë ndonjë tension ndëretnik. Kjo është një mision i pamundur i çdonjërit i cili do të përpiqet, por e rëndësishme është që ajo të jetë kështu dhe e konfirmuar në të gjitha institucionet e sistemit, shërbimet e sigurisë, edhe pse kjo varet nga  fuqia e pushtetit, megjithatë atje ka ka shumë njerëz të aftë  të cilët në mënyrë profesionale mund të  kryejnë punën e tyre, edhe nëse ky incident është i montuar”,në një intervistë për Lokalno.

Lajme të ngjashme

Back to top button