Kërcënohet gazetari Borjan Jovanovski

Në shtëpinë e gazetarit Borjan Jovanovski është dorëzuar një kurorë funerali, në shenjë kërcënimi ndaj gazetarit i cili njihet si kritikues i Qeverisë.

Në mbrëmjen e ditës së djeshme një person i panjohur ka trokitur në derën e shtëpisë së gazetarit dhe pasi gruaja e tij, aktorja Amernis Noksiqi hap derën, vizitori i panjohur kërkon burin e saj, të cilit Nokshiqi i thotë se është në rrugë.
Pastaj, ai i jep në dorë Nokshiqit një kurorë funerali dhe i thotë: “Kjo është një dhuratë nga Todor Aleksandrov”  “Menjëherë pas kësaj, personi i panjohur largohet”, tregon Nokshiqi e cila rastin e ka denoncuar në polici.

“Ky akt makabër e tronditi familjen e gazetarit Jovanovski dhe gjithë gazetarët. Kjo është dëshmi e presionit që u bëhet gazetarëve të pavarur nga pushteti aktual”, ka vlerësuar Plenumi i Gazetarëve, duke kërkuar nga organet përgjegjëse që ta sqarojnë rastin brenda 24 orëve.

VMRO-DPMNE e gjykoi këtë ngjarje. Nga partia potencojnë se ngjarjet e këtilla janë të papranueshme si për gazetarin dhe familjen e tij, ashtu edhe për atmosferën e tërësishme në shtet.

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) ka reaguar ndaj mesazhit kërcënues që mori dje gazetari Borjan Jovanovski.

“Dërgimi i asaj kuroreje funeralesh me mesazhin ‘Përshëndetja e fundit’ në shtëpinë e gazetarit Jovanovski është akt qyqar i drejtuar ndaj të gjithë gazetarëve në Maqedoni. Ne fuqishëm solidarizohemi me gazetarin ndërsa dërguesve të kërcënimeve të tilla i porosisim se gazetarët në Maqedoni me mesazhe të tilla kërcënuese nuk do të largohen nga misioni i tyre për të informuar opinionin për atë se çfarë po ndodh në Maqedoni”, qëndron në njoftimin e SHGM-së.

Ata kanë bërë thirrje deri tek të gjithë institucionet përgjegjës të zbardhin këtë rast, ndërsa mendojnë se ky incident, është pasoj e gjuhës së urrejtjes që  po mbizotëron më media e nxitur nga sjellja e partive politike në Maqedoni.

“E informojmë opinionin se asnjëri nga incidentet ku gazetarët janë cak i sulmeve, pengës në kryerjen e obligimeve të tyre, kanosjeve verbale, gjuhës së urrejtjes dhe presioneve nuk ka epilog gjyqësorë. Me këtë sjellje të papërgjegjshme të institucioneve, u jepet guxim që ata të vazhdojnë me kërcënimet ndaj gazetarëve”, kanë porositur nga SHGM.

10660300_10153806780549466_389941464743794917_n

 

Lajme të ngjashme

Back to top button