Nga “bombat” pësuan stema, provimi shtetëror dhe ndryshimet kushtetuese

Me publikimin e “bombave” të LSDM-së disa projekte që Qeveria e RM-së i planifikonte madje edhe i promovonte, ngelën pa u përfunduar,

Konferencat e shtypit të kryetarit të LSDM-së, Zoran Zaev okupuan tërë fokusin e Qeverisë, kryeministri Nikolla Gruevski filloi të premtoj çdo gjë vetëm që t’i dobësoj efektet e bombave ndërsa u harruan disa nga projektet e paralajmëruara.

Stema e re. Më 6 dhjetor të vitit 2014-të, Qeveria miratoi propozim- ligjin për stemë të re shtetërore. Pas kësaj duhej të ndodh edhe debati publik i cili asnjëherë nuk ndodhi. Sipas nismës, si stemë shtetërore e Maqedonisë do të ngel luani i kuq me prapavijë me ngjyrë të verdhë në ngjyrë ari me kurorë në pjesën e sipërme si dhe kurora në formë kështjelle. Që të ndryshohet simboli, nevojitet ndryshimi i Kushtetutës gjegjësisht shumicë 2/3 dhe shumicë badenteri.

Promovimi shtetërorë. Projekti i Qeverisë për provim shtetërorë, edhe pse u paralajmërua me hov ndërsa kryeministri dhe Qeveria ishin kategorik se do të zbatohet pa ankesa, dështoi. Pas tre protestave studentore dhe bojkotimit të procesit arsimor, megjithatë Qeveria lëshoi pe dhe ndërpreu lëvizjen studentore. Ministria e arsimit tërhoqi ligjin dhe me studentët formoi grupe pune për zgjidhje të re ligjore. Provimi pritej të mbahet në vitin 2017-të gjegjësisht për studentët që nëpër universitetet e vendit do të regjistrohen në shtator të vitit 2015.

Marrja e mandatit të deputetët opozitar. Në nëntor të vitit të kaluar, Kuvendi ngriti nismë për fillimin e procedurës për marrjen e mandatave të opozitarëve nga radhët e LSDM për mungesë gjashtëmujore pa arsye nga Kuvendi. Kjo nismë ngeli i papërfunduar edhe pse seanca për këtë çështje filloi dhe u ndërpre me pauzë, e cila zgjat sot e kësaj dite.

Ndryshimet kushtetuese. Për muajin janar të këtij viti u parapanë edhe ndryshimet kushtetuese. Seanca filloi më 20 janar. Këto amendamente kushtetuese parashohin definimin e martesës si bashkësi mes burrit dhe gruas, formimin e zonave financiare, miratimin e ankesës kushtetutës, riemërimin e Bankës Popullore në Bankë të RM-së. Seanca u ndërpre me kërkesë të deputetëve të BDI-së dhe e njëjta nuk është ricaktuar. Që të bëhen pjesë përbërëse e Kushtetutës, secila prej amendamenteve duhet të ketë mbështetje prej dy të tretave me votim individual gjegjësisht 85 vota.

Lajme të ngjashme

Back to top button