OVL UÇK për incidentin në polici: Mos të keqpërdoret emblema e luftës çlirimtare!

Shoqata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka reaguar pas sulmit në stacionin policor në Goshincë, duke i cilësuar si lojërat e ulëta të inskenuara nga individë dhe grupe profitere të shërbimeve të ndryshme në vend dhe rajon. Por, sipas OVL UÇK, këto akte nuk do të munden të defokusojn situatën e qeverisë së korruptuar në Maqedoni.

“Njoftojmë opinionin e gjerë në vend dhe atë ndërkombëtar se iniciatorët kryesorë me tendencë destabilizimi të rajonit janë funksionarë me pozita të larta në disa shtete edhe atë: në Maqedoni, Kosovë, Greqi dhe Serbi. SHVL UÇK nuk qëndron pas këtyre aksioneve dhe personave të uniformuar. SHVL UÇK është e sigurt se në mesin e këtyre djemave të manipuluar ka patriotë të mirë të cilët e duan kombin dhe lirinë e popullit të tyre duke e paguar edhe me çmimin e jetës”, theksohet në komunikatë.

SHVL UÇK është e njohtuar se disa funkcionarë shqiptarë janë në bashkpunim të thellë me shërbimin serb dhe maqedon, të cilët përpiqen që përmes parave dhe nëntokës të blejnë meshkuj që shiten për pare dhe të realizojnë qëllimet shoveniste në shërbim të individëve dhe grupeve të caktura shqiptaro-sllave dhe e gjithë kjo në dëm të kauzës shqiptare.

“Duke vlerësuar lartë dinjitetin e pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, kërkojmë që të jemi unik dhe të vazhdojmë presionin tonë për realizimin e kërkesave tona dhe mos lejojmë që qarqe të ndryshme për interesa individuale, politike dhe partiake ta paraqesin amblemën tonë si çerdhe destabilizimi dhe terrorizmi”.

LEXO: I apostrofuari për sulmin në polici, Kadri Bajrami: S’kam lidhje me sulmet në polici!

LEXO: Banorët e Gushincës: S’kemi parë as s’kemi dëgjuar asgjë

LEXO: Forca të shumta policore drejt Gushincës (VIDEO)

LEXO: Kotevski për sulmin e policisë: Akt terrorist në Likovë nga UÇK-ja

LEXO: Sulmi në polici, Ivanov cakton mbledhje

LEXO: Zymberi: Ngjarja në Gushincë, lojë e fëlliqur e Gruevskit që e bëri me amator

LEXO: Babanovski: Shqiptarët e Maqedonisë asnjëherë nuk përfshihen në lojën për të shpëtuar kriminelët e pushtetit

LEXO: Angellov para disa ditëve paralajmëroi se Qeveria ka paguar 2 milion euro të krijon UÇK të rrejshme

LEXO: Selmani: Nuk ka asnjë bazë për konflikt etnik në Maqedoni

Lajme të ngjashme

Back to top button