Hapja e degës së Esnafit nga Turqia në Çarshinë e Vjetër

Nënkryetari i Komunës së Çairit, Sylejman Baki sot realizoi takim me Kryetarin e Dhomës së Esnafit të Stambollit, Republika e Turqisë, Faik Yllmaz. Në këtë takim të pranishëm ishin edhe përfaqësues të shoqatës së Esnafit të Çarshisë së vjetër të Shkupit.

Qëllimi i këtij takimi ishte krijimi i raporteve miqësore dhe fillimi i bashkëpunimit mes dy Esnafeve, atij të Stambollit dhe të Shkupit, me rastin e hapjes së degës së Esnafit të Turqisë në Çarshinë e vjetër, që do të nxit investime të bizneseve të mesme dhe të vogla nga Turqia në vendin tonë.

Lajme të ngjashme

Back to top button