Sela: Reforma konsiston në kërkesën për ndryshimin e karakterit të shtetit!

Kryetari i Lëvizjes për reforma në PDSH, Ziadin Sela në intervistën e sotme dhënë Radio Kosovës foli për aktualitetin politik dhe qëndrimet politike që mban PDSH e Reformuar.

Në pyetjen e gazetarit se a do të kërkojë ndryshime në karakterin e shtetit PDSH-ja e Reformuar, kryetari Sela tha se patjetër të kërkohet definim kushtetues i shqiptarëve.

“Maqedonia pa një shumicë maqedonase që nuk e kalon as 50% është e definuar si një shoqëri multietnike. Kështu që Maqedonia fillimisht duhet të definohet si shtet multietnik sepse e tillë është, pra duhet të pasqyrohet realiteti sepse prandaj ndodhin problemet”, tha Sela.

Kryetari Sela tha se Maqedonia duhet të definohet si shtet binacional, sepse edhe shqiptarët duhet të jenë shtetformues, sepse sipas tij, kjo do të jetë forma e vetme që Maqedonia të shëndërrohet në një shtet funksional.

“Parimi i Badenterit që presupozonte që pengoi majorizimin e shqiptarëve është shëndëruar në një parim që ruan status-quon, sepse ky parim e para punës në parlament si pasojë edhe e shqiptarëve. Ne themi se buxheti është diskriminues për shqiptarët por nga ana tjetër nuk e gjejmë asnjë buxhet në këto 24 vite pavarësi të Maqedonisë që nuk është votuar nga deputetët shqiptar që janë në parlament, të cilët kanë qenë pjesë e qeverisë”, tha Sela.

Prandaj këto lloj politikash dhe politikanësh duhet të dënohen. “Është një fenomen që Maqedonia ka sjellur politikat e zonave ekonomike që nga viti 2008,prej atë vit deri më tani kemi të gjitha ministrant shqiptar. Si rezultat I këtyre zonave ekonomike janë hapur rreth 50 mijë vende pune, por vetëm në Maqedoninë Lindore, jo edhe në Maqedoninë perëndimore ku jetojnë shqiptarët. Ne vazhdimisht përgjegjësinë e kërkojmë te tjetri, jo duhet ta shohim Brenda nesh, sepse këto zona të lira ekonomike menaxhohen nga ministria e Ekonomisë. Nga viti 2008 ministri I ekonomisë ka qenë shqiptar dhe vazhdon të jetë 2008-Fatmir Besimi, në 2011 ka qenë Valon Saraçini dhe tani është Bekim Neziri. Prandaj duhet të merremi pak edhe me veten”, tha Sela.

Lajme të ngjashme

Back to top button