Artisti shqiptar Anri Sala rishpallet artisti më i mirë në Francë

Anri Sala shpallet për herë të tretë si artisti më i mirë në Francë nga revista artistike “Le Journal des Arts”. Ai kryeson kështu një listë prej 100 arstistësh të lindur ose me banim në Francë që vlerësohen për punën e tyre nga revista prestigjoze, bazuar nga performancat e kryera brenda dhe jashtë Francës, mbledhur nga Artfacts.net.

Anri Sala ishte përfaqësuesi i Francës në Bienalen e Venecias në vitin 2013. Ai ka hapur shumë ekspozita në institucione të ndryshme jashtë Francës, ndërsa së fundmi ka ekzpozuar punën e tij edhe në Izrael dhe SHBA, ku ka marrë pjesë në Muzeun e Arteve në Tel Aviv në mars dhe në Institutin e Arteve në Çikago.

Lajme të ngjashme

Back to top button