Parma në ankand për 20 milionë euro

Zyrtarisht Parma ka dalë në ankand me çmimin e shitjes që nis nga 20 milionë euro.

Klubi emilian, ku aktivizohet edhe mesfushori i kombëtares shqiptare Andi Lila, kishte shpallur falimentin dhe me shumë gjasa do të bjerë nga kategoria, edhe pse matematikisht ka ende shanse, transmeton supersport.

Nëse procesi i shitjes do të mbyllet me sukses deri më 6 Maj dhe nëse pronari i ri do të paguajë të gjitha borxhet e akumuluara, atëherë Parma do të lejohet që sezonin tjetër të luajë në Serinë B.

Sipas procedurave, parashikohet që ofertat zyrtare të mblidhen deri më 6 Maj për të përzgjedhur pastaj ofertën me shifrën më të mirë. Nëse deri në këtë datë nuk do të ketë një ofertë të vlefshme, atëherë ankandi do të përsëritet në 4 data të tjera brenda muajit maj.

Lajme të ngjashme

Back to top button