Eto’o, teste mjekësore te Chelsea

Chelsea pritet që edhe zyrtarisht të kompletojë transferimin e sulmuesit të Anzhit, Samuel Eto’o.

The Daily Mail raporton se Eto’o do të transferohet te Chelsea sot, ku pritet të fitojë 7milionë funte në sezon.

Për momentin ai është duke fituar 20 milionë euro te Anzhi, dhe është i gatshëm të heq dorë nga para vetëm të transferohet te Blutë.

Eto’o ka arritur dje në Londër, teksa sot pritet t’i kryejë testet mjekësore në ‘Cobham’, para se të nënshkruaje ofertë zyrtare me Chelsean.

Lajme të ngjashme

Back to top button