Jahjaga: Incidentet nuk i kontribuojnë stabilitetit në rajon

Presidentja e Kosovës ka reaguar për incidentit e ndodhur në Goshincë të Kumanovës.

Jahjaga në emisionin Info Magazine në Klan Kosova tha se rajonit i duhet paqe.

“Incidentet e tilla nuk i kontribuojnë asnjërit nga vendet fqinjë, por assesi kësaj pjese të Ballkanit perëndimor. Tanimë secili shtet është shtet i krijuar në kuadër të kornizave të tyre kushtetuese dhe ligjore duke funksionuar mirë dhe neve duhet gjithmonë të insistojmë në promovimin e paqes edhe stabilitetit për qytetarët.”

Jahjaga duke komentuar për herë të parë gjendjen në Maqedoni tha se Kosova është shembulli më i mirë i tolerancës ndër etnike.

“Ne jemi duke jetuar në shekullin e integrimeve, dhe shembulli siç është Kosova e vendet tjera janë shembull i tolerancës jo vetëm brenda komuniteteve është shembulli më i mirë. Ne duhet t’ju shmangemi agjendave nacionaliste sepse kemi parë që ato dekada me radhë kanë shkaktuar pasoja e dhimbje tek qytetarët tanë”, ka përfunduar Jahjaga.

Lajme të ngjashme

Back to top button