Publikohet fotografia e parë e kapitenit të anijes që përmbysi 900 persona (Foto)

27-vjeçari, Mohammed Ali Malek shihet i tensionuar teksa i copëton thonjt e tij.

Janë këto fotografitë e para të kapitenit të anijës e cila pas përmbysjes rezultoi me 900 jetë të humbura.

Tuniziani është arrestuar nën dyshimin për vrasjen e 900 njerëzve. Ai u arrestua në momentin që hyri në në tokat siciliane natën e kaluar, vetëm 24 orë pasi që anija që ai drejtonte ishte përmbytur ne ujërat e mesdheut, transmeton Indeksonline.

Përpara se të merrej nga autoritetet italiane, ai u detyrua të shoh trupat e 24 të pajetëve që po nxirreshin nga anija për t’u varrosur në Maltë.

Prokurorët kanë ngritur akuza ndaj tij me pretendimet se ai ka përdorur një anije peshkimi me kapacitete të vogla për të bartur imigrantë ilegalë, me ç’rast ka ndodhur tragjedia.

Sipas autoriteteve italiane, ai dhe një tjetër anëtar i ekuipazhit drejtues të varkës do të hedhen në gjyq së shpejti. /Indeksonline/

Lajme të ngjashme

Back to top button