Tetovë, PDSH kërkon të zgjidhet kaosi në komunikacion dhe të ulet kriminaliteti

Këshilltarët e PDSH-së në seancën e sotme të Këshillit komunal të Tetovës,  kërkuan që të zgjidhet problemi me kaosin në komunikacion dhe që të punohet në uljen e kriminalitetit.

Këshilltarët e PDSH-së votuan kundër raportit vjetor të ndërmarrjes publike komunale për vitin 2014 ku thuhet se ndërmarrja ka realizuar 15 për qind më shumë të ardhura krahasuar me vitin 2013.

“Thonë se punojnë mirë dhe i risin të ardhurat e ndërmarrjes, por harojnë se në muajin gusht të vitit 2014 i kanë rritur edhe faturat për shërbimet komunale ndërsa kanë shitur edhe edhe një objekt dhe për këtë arsye kanë rritur të ardhurat në buxhet. Edhe përkundër kësaj në 2014 harxhimet e përgjithshme të kësaj ndërmarrje janë rritur për 29 për qind dhe nëse ky trend vazhdon në 2015 kjo ndërmarrje do të punojë me humbje të madhe”, thotë Durim Luma, këshilltar I PDSH-së.

Lajme të ngjashme

Back to top button