Besa: Sulmi i sotëm në Gushincë një inskenim i radhës për zhvendosjen e vëmendjes

Lëvizja BESA e dënon ashpër aktin e sotëm të sulmit ndaj stacionit policor në f. Gushnicë dhe i fton të gjitha subjektet relevante vendore dhe ndërkombëtare për qetësimin e situatës dhe izolimin e grupeve destabilizuese. Në të vërtetë, Lëvizja BESA në këtë sulm vëren një inskenim të radhës për zhvendosjen e vëmendjes dhe krijimin e gjendjes së tensionuar që, në fund, kjo të kthehet në përfitim politik për subjekte të caktuara në Maqedoni, që kujtojnë se vetëm lufta është mjet për t’u instaluar, për të mbetur ose për t’u rikthyer në pushtet. Konsiderojmë se aksidentet e këtilla e rrezikojnë seriozisht gjendjen e sigurisë në vend dhe vetëm e thellojnë krizën aktuale politike.
Ne parimisht jemi kundër përdorimit të çfarëdo lloji të dhunës për përfitime politike. Maqedonia ka krizë politike dhe ajo duhet të zgjidhet vetëm me dialog politik, natyrisht me asistencë ndërkombëtare, ndërmjet subjekteve politike në vend, por jo vetëm të atyre maqedonase.
Lëvizja BESA e ka zgjedhur mënyrën e saj të veprimit politik dhe kjo rrugë shihet qartë në Platformën tonë të së Ardhmes “RIDEFINIMI”, që është udhëzues për dalje nga kriza dhe për një fillim të ri për Maqedoninë.

Shqiptarët kanë paguar çmim të shtrenjtë për këtë vend gjatë këtyre viteve të pluralizmit, sidomos në konfliktin e vitit 2001, andaj ata nuk duan më luftëra dhe incidente. Atyre u ka kushtuar ai konflikt me bijtë më të mirë që i ka pasur kombi, por kjo ka pasur edhe kosto të lartë ekonomike, sepse u shkatërruan vendbanimet shqiptare, shqiptarët i braktisën vatrat e tyre dhe ashtu u gjunjëzua ekonomia shqiptare në vend. Ne duam paqe dhe stabilitet në këtë vend, por përfundimisht duam ta marrim edhe atë që na takon si qytetarë të këtij shteti. Ndërsa gjithçka që ne kërkojmë është vetëm barazia, drejtësia dhe mirëqenia. Ndërkaq për ta arritur këtë, do t’i përdorim të gjitha mekanizmat e mundshme politike dhe do të jemi kundër të gjitha mjeteve të tjera të marrjes së pushtetit. Për këtë arsye e ftojmë popullatën shqiptare të mos bie pre e këtyre inskenimeve dhe provokimeve, që përsëri duan t’i përdorin shqiptarët si mjet për përfitime dhe kalkulime politike.

Po ashtu i bëjmë thirrje bashkësisë ndërkombëtare që ta marrë seriozisht këtë situatë dhe të ndihmojë që mos të ndodhë eskalim më i madh i gjendjes. Destabilizimi i Maqedonisë nuk është dëm vetëm për ne qytetarët e vendit, por – për fat të keq – incidentet e këtilla implikojnë shpërthimin e vijës së zjarrit dhe rizgjimin e apetiteve historike, që në botën e re me agjendë euro-integrimi, mund të jenë të dëmshme dhe me përmasa të paparashikueshme për tërë rajonin.

LEXO: Forca të shumta policore drejt Gushincës (VIDEO)

LEXO: Kotevski për sulmin e policisë: Akt terrorist në Likovë nga UÇK-ja

LEXO: Stacioni policor në Gushnicë është okupuar nga persona të armatosur

LEXO: Zymberi: Ngjarja në Gushincë, lojë e fëlliqur e Gruevskit që e bëri me amator

LEXO: Babanovski: Shqiptarët e Maqedonisë asnjëherë nuk përfshihen në lojën për të shpëtuar kriminelët e pushtetit

LEXO: Angellov para disa ditëve paralajmëroi se Qeveria ka paguar 2 milion euro të krijon UÇK të rrejshme

LEXO: Selmani: Nuk ka asnjë bazë për konflikt etnik në Maqedoni

Lajme të ngjashme

Back to top button