Policia e Kosovës: Nuk ka pasur kalime ilegale drejt Maqedonisë

Policia e Kosovës deri në këto momente nuk ka informacione se ndonjë grup i dyshimtë të ketë kaluar kufirin për të hyrë në Maqedoni, ka njoftuar Zyra për Informim e Policisë së Kosovës, në një deklaratë ekskluzive për portalin informativ SHENJA.

Policia e Kosovës ka njoftuar se nëpërmjet autoriteteve maqedonase e ka pranuar informacionin lidhur me rastin e ndodhur në stacion policor në Goshincë të Komunës së Likovës.

“Departamenti i Policisë Kufitare ka planin operativ për mbulimin dhe kontrollin e vijës kufitare, duke përfshirë patrullimet e përbashkëta me zyrtarët kufitar të Maqedonisë dhe mund të konfirmojmë se gjatë realizimit të detyrave policore nuk është vërejtur asnjë element apo lëvizje e individëve apo grupeve të dyshuara nga Republika e Kosovës drejt Maqedonisë dhe anasjelltas”, thuhet në përgjigjen e Policisë së Kosovës.

Më tej, theksohet se Policia e Kosovës me zyrtarët e saj policor vazhdon realizimin e detyrave policore për menaxhimin dhe kontrollin kufitar, me qëllim të parandalimit të krimit trans-kufitar.

LEXO: Forca të shumta policore drejt Gushincës (VIDEO)

LEXO: Kotevski për sulmin e policisë: Akt terrorist në Likovë nga UÇK-ja

LEXO: Stacioni policor në Gushnicë është okupuar nga persona të armatosur

LEXO: Zymberi: Ngjarja në Gushincë, lojë e fëlliqur e Gruevskit që e bëri me amator

LEXO: Babanovski: Shqiptarët e Maqedonisë asnjëherë nuk përfshihen në lojën për të shpëtuar kriminelët e pushtetit

LEXO: Angellov para disa ditëve paralajmëroi se Qeveria ka paguar 2 milion euro të krijon UÇK të rrejshme

LEXO: Selmani: Nuk ka asnjë bazë për konflikt etnik në Maqedoni

Lajme të ngjashme

Back to top button