LSDM: Sulmi i policisë, skenar i përgatitur nga pushteti

LSDM-ja opozitare ka dënuar sulmin e sotëm në stacionin policor në Gushincë të Komunës së Likovës. Nënkryetarja e LSDM-së Frosina Remenski vlerëson se incidenti është skenar i përgatitur nga pushteti me qëllim shmangien e pushtetarëve nga përgjegjësia penale. Remenski thotë se të gjithë ata që ndihmojnë këtë skenarë, janë bashkëpunëtorë në tentativën për shfajësimin e pushtetit nga veprat e mundshme kriminele që po zbardhen me anë të bombave të opozitës.

“Tentativa për të përfshirë Maqedoninë në konflikt etnik të paguar, drejtuar dhe iniciuar me vetëdije si skenarë për shmangien e pushtetit nga përgjegjësia penale, është akt tradhtar dhe anti-shtetëror i të gjithë të përfshirëve, kundër popullit dhe shtetit të vetë. Çfarëdolloj përgatitje, mundësim, ndihmë ose pjesëmarrje e vetëdijshme në dhunë të tillë, por edhe të formave të tjera, përbën akt ndihmese të drejtpërdrejtë në anashkalimin e përgjegjësisë të këtij pushteti kriminal. Skenari i paguar dhe i përgatitur mediatikisht i pushtetit për nxitjen e mos tolerancës ndër-etnike dhe shpikja e armiqve dhe sulmeve, janë përgjigjja dhe vendi i kërkimit të përgjegjësisë për gjithçka që ndodh dhe që mund të ndodhë”, tha Frosina Remenski, Nënkryetare e LSDM-së.

LEXO: Forca të shumta policore drejt Gushincës (VIDEO)

LEXO: Kotevski për sulmin e policisë: Akt terrorist në Likovë nga UÇK-ja

LEXO: Stacioni policor në Gushnicë është okupuar nga persona të armatosur

LEXO: Zymberi: Ngjarja në Gushincë, lojë e fëlliqur e Gruevskit që e bëri me amator

LEXO: Babanovski: Shqiptarët e Maqedonisë asnjëherë nuk përfshihen në lojën për të shpëtuar kriminelët e pushtetit

LEXO: Angellov para disa ditëve paralajmëroi se Qeveria ka paguar 2 milion euro të krijon UÇK të rrejshme

LEXO: Selmani: Nuk ka asnjë bazë për konflikt etnik në Maqedoni

Lajme të ngjashme

Back to top button