Pivovarov për sulmin policor: Një situatë jashtëzakonisht e pazakontë dhe qesharake

“Një situatë jashtëzakonisht e pazakontë, e cila duket joserioze. Të mos bëhej fjalë për shtetin do të ishte edhe qesharake”, kështu ka deklaruar Profesori Universitar Vlladimir Pivovarov lidhur me incidentin e sotëm në stacionin policor Gushincë, të cilin Ministria e Punëve të Brendshme e cilësoi si sulm terrorist ndaj institucioneve shtetërore.

“Në botë janë të njohura disa metoda për veprim. Por jo edhe ën këtë mënyrë ku thuhet “Erdhën që të dërgojnë porosi dhe na thanë ta transmetojmë”. Zakonisht disa nga pengjet mbahen dhe një apo dy lëshohen që ta dërgojnë porosinë por jo të gjithë. Stacioni është një vend ku ruhen kufijtë e shtetit, me pajisje të duhura dhe armatim. Është e çuditshme se si grupi ka marr nën kontroll stacionin pa hasur në rezistencë. Nëse është aq e lehtë, kushdo mund ta marr stacionet policore. Jashtëzakonisht e pazakonshme”, deklaroi Pivovarov.

Profesori, i cili me prejardhje është nga Kumanova, thotë se edhe shokët e tij shqiptarë janë të habitur nga kjo situatë.

“Kemi disa situate deri më tani dhe është koha që institucionet të bëjnë punën për çka paguhen. Po na kushtojnë shumë shtrenjtë”, deklaroi profesori.

LEXO: Kotevski për sulmin e policisë: Akt terrorist në Likovë nga UÇK-ja

LEXO: Stacioni policor në Gushincë është okupuar nga persona të armatosur

LEXO: Babanovski: Shqiptarët e Maqedonisë asnjëherë nuk përfshihen në lojën për të shpëtuar kriminelët e pushtetit

LEXO: Angellov para disa ditëve paralajmëroi se Qeveria ka paguar 2 milion euro të krijon UÇK të rrejshme

Lajme të ngjashme

Back to top button