fbpx

Karavani i jetimëve në ekskurzion për fundjavë

Java e Jetimit të OH “Kalliri i Mirësisë” u përmbyll me një ekskurzion në të cilën vizituan disa qytete të Maqedonisë perendimore. Ndërsa Teuta Arifi dhe Fatmir Dehari personalisht u takuan me jetimët kur ata vizituan qytetet e tyre.

Shetitja filloi në qytetin e Tetovës ku është vizituar teqja Arabati Baba. Me vlerën e saj historike teqja tërhoqi vëmendjen e plotë të fëmijëve e sidomos të musafirëve nga turqia për të cilët paraqet edhe një trashëgimi historike të bashkjetesës gjatë perandorisë Osmane. Megjithatë teqja nuk ishte i vetmi atrakcion si trashëgimi historike, gjë që u dëshmua me emocinet e mysafirëve kur ata panë edhe bukurinë të Xhamisë së Larme e cila gjithashtu përmban në vete vlerë të madhe historike. Pas faljes së namazit të drekës në këtë xhami mysafirët ishin të mirëpritur edhe nga Kryetarja e Komunës së Tetovës Teuta Arifi me një drek bujare. Bujaria nuk ishte e paraqitur vetëm me ushqimin e shtruar pasi që bujaria e saj u dallua edhe në fjalët e saj në lidhje me vizitën e jetimëve. “Vitin e kaluar erdhët ju thamë që ju dëshirojmë mirseardhje edhe në ardhmëri, erdhët edhe këtë vit dhe ju dëshirojmë mirseardhje edhe në vitet e ardhshme dhe shpresojmë që të ndjeheni si në shtëpinë tuaj” tha ajo.

Në vazhdim, karavani u ndal edhe për një vizitë në Kërçovë ku edhe realizuan koncertin humanitar i cili ishte koncerti i tretë me rradhë që organizoheshte në Kërçovë. Këtu jetimët përsëri prezantuan një shfaqje në Qendrën Kulturore “Koço Racin” ku si mysafir, ndër të tjerët ishte edhe vet Kryetari i Komunës së Kërçovës Fatmir Dehari. Edhe këtë herë padyshim se shfaqja filloi me një recitim të disa ajeteve Kur’anore të kënduara nga Musa Ramadani nga Presheva. “Nëse një pjesë e trupit ka shqetësim atëher krejt trupi ka shqetësim kështu që ne duam që të kujdesemi për fëmijët tanë jetimë që të kujdesemi për shqetësimin tonë dhe të jemi krenarë bashkë me gjithë jetimët” tha ndër të tjerash Qamil Rushiti nga dega e Kërçovës. Fjalim mbajti edhe vet kryetari i OH “Kalliri i Mirësisë. “I falënderoj të gjithë pjesmarësit, donatorët dhe dashamirët, është një privilegj të kuptosh vlerën e bujarisë sepse me këtë ti ke një të mirë universale dhe se ke marë parasysh edhe varfërinë sepse ti beson se edhe varfëria edhe pasuria vijnë nga vet krijuesi.” tha Rufat Reshiti. Në shfaqjen e demonstruar nga ana e mysafirëve jetimë, morën pjesë fëmijët nga Shkodra, Rozhaje, Presheva, Kosova, Shkupi dhe nga Adana e Turqisë. Ndërsa Kryetari i Kërçovës fitoi çmimin kujdestari i i jetimit, çmim i cili ndahet për së treti herë në Kërçovë. Pas koncertit mysafirët kanë ngrënë darkën dhe karavani ka udhëtuar për në Strugë ku edhe është ndalur për ta kaluar natën.

Dita e dytë e ekskurzionit ka vazhduar në Ohër. Këtu fëmijët janë shëtitur në çarshi e sidomos përshtypje më të madhe kanë pasur në shëtitjen me anije në liqenin e Ohrit. Valët e vogla të liqenit ishin shkak për shumë lojëra të fëmijëve derisa ata lëkundeshin në anije. Kjo u bë shkak që në lojërat të bashkangjiten edhe kujdestarët e tyre të cilët gjetën paqe në buzëqeshjen e sinqertë të zbuluar nga entuziazmi i fëmijëve gjë që ishte shkak për ndriçimin e zemrave të të gjithë udhëtarëve.

Me ngrënjën drekës në Ohër karavani i jetimëve është nisur për prap. Në ndërkohë derisa mysafirët udhëtonin për në Shkup, ata janë ndalur në qytetin e Gostivarit për të ngrënë darkën. Qyteti e Gostivarit nëpërmjet përgjegjësit të qendrës për arsim pranë Komunës së Gostivarit, Sulltan Hamitit mirëpriti fëmijët dhe gjithë mysafirët. Hamiti falënderoi fëmijët për ardhjen e tyre si mysafir të komunës dhe ju dëshiroi mirseardhje përsëri në vitet e ardhshme. Pas ngrënies së darkës në Gostivar karavani u nis për destinacionin e fundit në këtë udhëtim dhe u kthyen fëmijët në hotelin e tyre në Shkup.

Lajme të ngjashme

Back to top button