Jemen, 60 të vdekur nga sulmet e fundit saudite

Të paktën 60 vetë u vranë dhe 49 të tjerë u plagosën në kryeqytetin e Jemenit Sanaa, si pasojë e sulmeve të fundit ajrore nga forcat saudite.

Të paktën 60 militantë shiit Houthi dhe ushtarë të ish-rojeve republikane besnikë të ish-presidentit Ali Abdullah Saleh janë vrarë në një bazë ushtarake, mbi malin Attan në jugperëndim të Sanaas, transmeton Mesazhi.

Sulmet ajrore goditën bazën e rebelëve, duke e bërë këtë sulmin më të madh që kur goditjet filluan më 26 mars.

Sulmet ajrore kanë detyruar qindra e mijëra njerëz të largohen për në disa qytete të tjera të mëdha pranë kryeqytetit, për të kërkuar strehim.

Ushtria saudite ka granatuar grupin shiit Houthi në rajonet veriore kufitare dhe forcat fisnore besnikë të presidentit Abd-Rabbu Mansour Hadi po ndeshen me luftëtarët Houthi në krahinat veriore.

Deri tani janë raportuar rreth 700 persona të vdekur dhe janë plagosur 3000, sipas raporteve të ministrisë së brendshme.

Lajme të ngjashme

Back to top button