Çfarë dëshiron kreu i LSDM-së, Zoran Zaev?

Dhe, për fund, kur jemi te konspiracionit, incidentet eventuale, sikurse rasti i Grushincës, kanë qenë të paralajmëruara, që mbase nuk është rastësi, atëherë Zaevi do të duhet të publikojë sa më shpejt gjithçka rreth rastit Monstra, që të gjithë, të bashkuar t’i kundërvihemi të keqes së përbashkët, ashtu siç paralajmëron ai, në të kundërtën kjo do të kuptohet si tentativë e fajtorëve për të defokusuar opinionin, mbase lajmi i keq është lajmi më atraktiv, fatkeqësisht!

Thirrjet e fundit të liderit socialdemokrat Zoran Zaev për bashkimin e të gjitha bashkësive etnike kundër kryeministrit, me moton “E vërteta për Maqedoninë”, si duket është e gabuar apo jo e sinqertë. Kjo krejt do të ishte normale apo ndoshta edhe një “Fillimi i ri” sikur LSDM-ja apo lideri i opozitës të besojë se rruga e duhur përpara nuk është ndërtimi i një identiteti nacional përjashtues ndaj shqiptarëve dhe bashkësive të tjera etnike jomaqedonase, siç ka qenë deri më tani, por krijimi i një shteti multietnik.

Së pari, për të treguar sinqeritetin ndaj shqiptarëve Zoran Zaev dhe LSDM nuk do të pranonin dialogun në Bruksel pa prezencën e shqiptarëve, sepse edhe ata janë pjesë përbërëse e shtetit dhe faktor i rëndësishëm edhe për paqen dhe stabilitetin e këtij vendi.

Për shkak se institucionet asnjëherë nuk kanë korrigjuar gabimet mbi rastet e montuara, dhe përderisa vëmendja e politikës në vend është përqendruar në lajmet mbi “bombat” e Zaevit, me shpalosjen e përgjimeve, shqiptarët si asnjëherë më parë presin që t’i dëgjojnë aspektet e  dyshimta të gjykimit të rastit Monstra, për të cilin rast vet Zaev ka deklaruar publikisht se posedon materiale.

Dhe, pyetja kryesore që duhet parashtruar shqiptarët është se a thua vallë Zaev është duke e përdorur rastin Monstra si blof për të frikësuar VMRO-në, e cila më së mirë e di realitetin e këtij rasti, dhe a thua vallë do të publikojë dhe shpalosë egërsinë dhe fytyrën e vërtetë të shtetit dhe institucioneve në raport më shqiptarët. Të jemi realistë, nga ajo që deri më tani kemi dëgjuar, shteti dhe institucionet më të gjithë ka qen i egër, përveç me shqiptarët.

Së dyti, çfarë në fakt i intereson më shumë Zaevit dhe LSDM-së, pushteti apo pasqyra e vërtet e shtetit, me theks të veçantë ndaj shqiptarëve. Dhe se treti, çka nëse para publikimit të bombës rreth rastit Montra, kjo qeveri tërhiqet? A do t’i shpalosë përgjimet rreth këtij rasti apo enigmën e rastit në fjalë do ta mbajë vetëm ai?

Megjithatë, si duket, me shpalosjen e çdo “bombe” përkrahja e Zaevit gradualisht rritet, por ama edhe plani i Gruevskit nuk zbehet, dhe kjo më së shumti e vështirëson epilogun për zgjidhjen dhe përfundimin e qetë të kësaj problematike.

Por,  çfarë duhet bërë shqiptarët, çfarë duhet planifikuar…?!

Elita shqiptare, sidomos media duhet të jetë e kujdesshme në mobilizimin e shqiptarëve dhe afrimin te opozita maqedonase. Natyrisht, për momentin, LSDM është e pakompromistë ndaj VMRO-së, por vetëm për vetveten, dhe jo edhe për shqiptarët, Duhet të dimë se edhe LSDM-ja ka pjesën e fajit të dështimit të këtij shteti dhe institucioneve, megjithatë Zaev tani ka shansin dhe duhet t’i hapë letrat dhe të flasë konkretisht, sidomos me shqiptarët.

Në të kundërtën, na le të kuptojmë se dëshiron që të rrëzojë Gruevskin nga pushteti, pa shpalosur asgjë për shqiptarët (më konkretisht për rastin  Monstra) ose të jem më i saktë: t’i mobilizojë dhe t’i sensibilizojë shqiptarët për realizimin e planeve të tij për të ardhur në pushtet.

Nëse në politikë asgjë nuk ndodh rastësisht, pyetja më e logjikshme që duhet parashtruar është: A thua Zaev të vërtetën e rastit Monstra nuk do të shpalosë së paku deri në mbajtjen e tubimit në Shkup, më 9 maj, me qëllim që t’i mobilizojë në protestë edhe shqiptarët, pa shpalosur asgjë rreth tyre, dhe të rrëzojë regjimin e Gruevskit.

Dhe, për fund, kur jemi te konspiracionit, incidentet eventuale, sikurse rasti i Grushincës, kanë qenë të paralajmëruara, që mbase është rastësi, atëherë Zaevi do të duhet të publikojë sa më shpejt gjithçka rreth rastit Monstra, që të gjithë, të bashkuar t’i kundërvihemi të keqes së përbashkët, ashtu siç paralajmëron ai, në të kundërtën kjo do të kuptohet si tentativë e fajtorëve për të defokusuar opinionin, mbase lajmi i keq është lajmi më

Lajme të ngjashme

Back to top button