Gruevski: Nuk ka kontradikta në emërimin e Dimovskit

Kryeministri Nikolla Gruevski konsideron se nuk ka kurrfarë kontradikta në atë që Ilija Dimovski është emëruar për kryetar të grupit të punës i cili duhet t’i realizojë rekomandimet për incidentet e 24 dhjetorit, ndërsa në raportin e Komisionit ad-hoc ka hequr dorë nga kualifikimet juridike.

“Nuk ka kontradikta për arsye se grupi i punës nuk do të merret me kualifikimet juridike, por me rekomandimet për të cilat u arrit pajtueshmëri në kuadër të Komisionit ad-hoc. Edhe unë në fjalimin tim thashë se kualifikimet juridike janë diçka që nuk e pranojmë dhe nuk kemi pajtueshmëri, ndërsa për rekomandimet dhe konkluzionet kemi pajtueshmëri të përbashkët. Edhe këtu nuk do të duhet të ketë ndonjë problem, përveç nëse dikush nuk dëshiron të bëjë problem”, theksoi Gruevski, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve pas promovimit të titujve të rinj nga projekti për përkthim të 1.000 librave profesional, shkencor dhe shkollor prej të cilave mësohet në universitetet më me renome. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button