Irlanda hap kufijtë për emigrantët

Irlanda do të pranojë më shumë refugjatë në vendin e saj, në përgjigje të krizës së refugjatëve. Këtë e ka deklaruar ministrja e Drejtësisë, Francez Fitzgerald.
Ajo iu bashkua takimit të ministrave të Jashtëm të BE-së për gjetjen e një zgjidhje të krizës së emigrantëve që ka kapluar BE-në.

Ministrja tha sot se BE-së i duhet një reagim i gjerë dhe human për zgjidhjen e këtij problemi. Ajo garantoi se Irlanda do të kontribuojë me çfarë të mundet për ta lehtësuar këtë plagë.

“BE-ja si e tërë, duhet të përforcojë ligjet e saj për të luftuar grupet kriminale të trafikimit të qenieve njerëzore. Megjithatë, ne do të vazhdojmë të luajmë rolin tonë duke pranuar emigrantë nga vendet që janë në konflikte të armatosura, duke u dhënë atyre një jetë më të mirë”, deklaroi Fitzgerald.

Deri tani, sipas të dhënave zyrtare, 1,198 refugjatë lufte nga 27 vende të ndryshme janë pranuar në Irlandë që nga viti 2000. Këta emigrantë janë marrë nga Malta dhe janë vendosur në 21 komunitete në të gjithë Irlandën. /shekulli/

Lajme të ngjashme

Back to top button