Një shqiptare zë vendin e parë në konkursin rajonal të gjuhës maqedonase në Tetovë

Nxënësja në klasën e nëntë të shkollës “Përparimi” në Reçicë të Madhe të Tetovës, Selvinaze Zendeli, ka marrë vendin e parë në garat rajonale që u mbajtën në gjuhën maqedonase në Tetovë dhe vendin e katër në garat republikane, në Prilep.

“Për këtë ndjej kënaqësi që të përfaqësoj shkollën nëpër gara dhe për këtë e falënderoj mësuesen time Violeta Tomeska si dhe arsimtarët e tjerë që treguan mirëkuptim. Nuk ishte aspak i vështirë testimi, pyetjet ishin shumë të lehta”, është shprehur Zendeli për televizionin.

Mentorja e  saj, Violeta Tomeska, shprehet krenare për rezultatet e nxënëses së saj dhe për mbështetjen dhe punën e bërë nga i gjithë kolektivi i shkollës.

“Arritëm këtë sukses sepse tek nxënësja ime vërejta potencial shumë të mirë dhe me punën time dhe shpresoj edhe me punën e shkollës, të drejtoreshës dhe të kolektivit, morëm këtë rezultat dhe jemi krenarë me nxënësen tonë”, tha Tomeska.

Sfidat e kësaj shkolle nuk përfundojnë këtu, nxënësit vazhdojnë përkushtimin për mësim dhe për t’u ballafaquar me sfida të tjera.

Lajme të ngjashme

Back to top button