fbpx

Studentët të enjten në përkrahje të nxënësve të shkollave të mesme

Në prag të marshit të përgjithshëm të nxënësve të shkollave të mesme për të enjten në Shkup, nga Plenumi i studentëve paralajmëruan se do të dalin në marsh në mbështetje të nxënësve.

“E porositim qeverinë që përfundimisht të lëshojnë pozicionin në fuqi si argument në debat dhe të krijojnë politika në arsim dhe jashtë saj. Plenumi I studentëve gjithashtu rikujton se si u etiketuam, stigmatizuam dhe u vendosëm në kontekst të aktiviteteve të ndryshme partiake. Është e qartë se qeveria nuk ka mësuar nga gabimet e mëparshme të saj. Për këtë shkak studentët nuk do të rinë të qetë dhe do të dalin në përkrahje të nxënësve”, deklarojnë nga Plenumi studentor.

LEXO – Plenumi i arsimtarëve: Jemi të gatshëm të dalim në protesta me nxënësit

Lajme të ngjashme

Back to top button