Selmani: Nuk ka asnjë bazë për konflikt etnik në Maqedoni

“Kategorikisht them se nuk ka asnjë bazë për konflikt etnik apo çfarë do lloji qoftë në Maqedoni. Informacionet për incidentin në veri të Maqedonisë nuk korrespondojnë me ngjarjet në shoqëri”,  ka deklaruar për BGNES ish lideri i DR-së Imer Selmani, në lidhje me marrjen e stacionit policor në Goshincë.

“Këto punë mund të jenë në interes të qarqeve të caktuara. Por tani jemi në vitin 2015 dhe nuk ka mundësi të kthehemi prapa. Gjithçka duhet të zgjidhet me debat dhe dialog dhe integrim. Në fund të fundit edhe problemet e 2001-shit u zgjodhën me dialog” ka thënë Selmani.

Sipas tij, kjo mund të jetë tentim për ta shpërqendruar vëmendjen e opinionit nga problemet reale.

Lajme të ngjashme

Back to top button