Qytetarët e nxorën nga ujërat e lumit Vardar 61 vjeçarin Ilaz.K

Nga ujërat e Vardarit, në fshatin “Turçani Vogël”, pasi ka rënë në lum është nxjerë 61 vjeçari Ilaz.K. Pas ndihmës mjekësore, ai gjendjet jashtë rrezikut për jetë.

Sipas dëshmitarëve okularë, 61 vjeçarin e kanë shpëtuar kalimtarë të rastit të cilët e kanë parë se po mbytet. Me shpejtësi është dërguar me automjetin e ndihmës së shpejtë në spitalin e përgjithshëm në Gostivar, ku është mbajtur për shërim.

61 vjeçari, besohet se rreth ora 14:00, duke ecur rreth bregut të Vardarit, nga moskujdesi ka rënë në ujë, ndërsa SPB Tetovë informon se rasti po zbardhet.

 

 

Lajme të ngjashme

Back to top button