Kryetari i Likovës, Duraku për sulmin në stacion: edhe ne nuk e dimë çfarë ndodh

Kryetari i komunës së Likovës, Sadulla Duraku në një prononcim për Portalb për sulmin ndaj stacionit  policor në fshatin Gushnicë thotë që stacioni policor është jashtë fshatit dhe aktualisht nuk ka informata se çfarë ndodh atje por pret raportet zyrtare të policisë.

“Ne informatat i marrim nga policia, ne si këshill komunal do të kërkojmë nga MPB të na jepet informatë zyrtare nga përfaqësues të policisë për atë çfarë dhe si ka ndodhur. Ne nuk kemi informata që persona të armatosur janë sillur nëpër fshat. Në komunë nuk është paraqitur askush të ankohet për diçka të tillë. Polica ka më shumë informata” tha ai për Portalb.

LEXO: Kotevski për sulmin e policisë: Akt terrorist në Likovë nga UÇK-ja

LEXO: Stacioni policor në Gushnicë është okupuar nga persona të armatosur

LEXO: Zymberi: Ngjarja në Gushincë, lojë e fëlliqur e Gruevskit që e bëri me amator

LEXO: Babanovski: Shqiptarët e Maqedonisë asnjëherë nuk përfshihen në lojën për të shpëtuar kriminelët e pushtetit

LEXO: Angellov para disa ditëve paralajmëroi se Qeveria ka paguar 2 milion euro të krijon UÇK të rrejshme

LEXO: Selmani: Nuk ka asnjë bazë për konflikt etnik në Maqedoni

Lajme të ngjashme

Back to top button