Reali i dobësuar ndaj Atleticos

Përfundimisht Real Madridi do të jetë pa Karim Benzeman në ndeshjen e kthimit ndaj Atletico Madridit.

Ylli francez nuk është rikuperuar nga lëndimi dhe është i detyrua që ndeshjen ta shikoj nga tribunat.

Real Madrid, nëpërmjet një njoftimi ka konfirmuar mungesën e sulmuesit Karim Benzema për ndeshjen e kthimit kundër Atletico Madridit në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, të mërkurën.

Ai vuan nga një lëndim në gjurin e djathtë dhe pritet të mungojë për dhjetë ditë deri në dy javë. Gjithashtu, Ancelotti nuk mund të llogaritë edhe në dyshen Luka Modric e Gareth Bale, po ashtu të lënduar.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button