Zymberi: Ngjarja në Gushincë, lojë e fëlliqur e Gruevskit që e bëri me amator

“Ngjarja në Gushincë ishte një lojë amatorësh dhe jo profesionale që nuk meriton vëmenjde të madh, por megjithatë duhet të kemi kujdes nga grackat e Nikolla Gruevskit I cili ka marrë teposhtën”, tha për Portalb ish ushtari i UÇK-së  dhe politikan Abedin Zymberi.

Zymberi thotë se këto gjëra bëhen nga kryeministri Nikolla Gruevski i cili dëshiron të luaj kartën nacionaliste për tu thënë maqedonasve se jemi të kërcënuar nga shqiptarët dhe të bashkohen.

“Nikolla Gruevskin nuk ka gjë që mund ta shpëtojë. Duhet të jemi të kujdesshëm dhe të mos biem në grackat e regjimit të tij”, thotë Abedin Zymberi për Portalb.

Zymberi thotë se pushteti është duke bërë do lojëra të fëlliqur që duket haptas. Sipas tij qytetarët e Likovës as që merren me gjëra të tilla. Ata janë të preokupuar me çështjen ekzistenciale dhe nuk janë të interesuar as për luftë as për lojëra të tilla.

LEXO: Kotevski për sulmin e policisë: Akt terrorist në Likovë nga UÇK-ja

LEXO: Stacioni policor në Gushnicë është okupuar nga persona të armatosur

LEXO: Babanovski: Shqiptarët e Maqedonisë asnjëherë nuk përfshihen në lojën për të shpëtuar kriminelët e pushtetit

LEXO: Angellov para disa ditëve paralajmëroi se Qeveria ka paguar 2 milion euro të krijon UÇK të rrejshme

Lajme të ngjashme

Back to top button