Mundësia e intervenimit në Siri, rrit çmimin e naftës

Çmimi i naftës në dy ditët e fundit u rrit për pesë për qind për shkak të mundësive gjithnjë e më të mëdha për intervenim ushtarak në Siri.

Nafta në tregun amerikan arriti çmim prej 109 dollarë për barel, ndërsa çmimi i naftës në bursën e Londrës u rrit për diçka mbi 117 dollarë për barel.

Rritja e çmimeve të naftës shkaktoi rritje të aksioneve në sektorin energjetik për 1,8 për qind, që i rriti edhe indekset e bursës. Indeksi Dow Jones indeksi u përforcua për 48 pikë apo 0,33 për qind, në 14.824 pikë, ndërsa Standard and Poors 500 u rrit për 0,27 për qind në 1.634 pikë. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button