Demonopolizimi i tregut të domeneve dhe çmimim më të lirë të internetit

Projektet e përbashkëta të Ministrisë për shoqëri informatike dhe administratë dhe Rrjetit akademik të Maqedonisë – MARnet duhet të mundësojnë demonopolizim të tregut të domeneve, dhënie më të shpejtë të domeneve, zhvillim të të gjitha procedurave në mënyrë elektronike, si dhe rënie të çmimeve të internetit.

Krahas MARnetit, prej 1 tetorit, në tregun e domenëve, shërbime do të ofrojnë edhe subjekte të tjera, të ashtuquajtura regjistra. Të hënën do të publikohen kushtet për atë se cilat kompanitë mund të bëhen regjistra, rregullorja e re dhe udhëzimet teknike dhe ato do të duhet të përgatiten të lidhen me sistemin për një muaj.

Sipas ministrit për shoqëri informatike dhe administratë, Ivo Ivanovski, me këtë projekt të gjithë qytetarët do të mund ta regjistrojnë edhe një shërbim në mënyrë elektronike, pa i vizituar sportelet, pa mbushur formularë dhe pa i dërguar ato deri në MARnet, si dhe ta fillojnë biznesin e tyre shumë më shpejtë se sa me procedurat ekzistuese.

“Një nga projektet që i premtoi qeveria është edhe regjistrimi elektronik i domeneve dhe nëndomeneve të mk, me qëllim që të mundësohet nga cili do vend të mundet në mënyrë elektronike të dorëzohen, të paguhet në mënyrë elektronike dhe domeni i tyre në mënyrë elektronike të regjistrohet në cilën do periudhë të ditës”, deklaroi ministri Ivanovski.

Ai u bëri thirrje të gjitha kompanive që janë të interesuara të bëhen regjistra, që të mund të ofrojnë shërbime për qytetarët për regjistrimin e domeneve, të drejtohen në MSHIA dhe MARnet duke filluar nga dita e hënë.

“Ato do të kenë periudhë prej një muaji që në mënyrë teknike t’i përgatisin sistemet e tyre që të munden nga 1 tetori të gjitha institucionet, organizatat dhe kompanitë nga sektori privat që do të shfaqin interes të lidhen me këtë sistem dhe t’i rishesin në njëfarë mënyre domenet në emër të MARnet-it që të mund të fillojnë të funksionojnë”, shpjegoi Ivanovski.

MSHIA dhe MARnet punojnë edhe në projektin për vendosjen e nyjës së brendshme për lidhje – MATRIKS, me të cilën, sipas Ivanovskit, duhet të mundësojë zvogëlim drastik të çmimit të internetit. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button