Shikoni sonte lajme në rrugë!

Shikoni lajme në rrugë! Nuk i keni parë në TV? Do t’i shikoni në hapësirën para gjyqit në Veles, sot, në ora 19.

Rrëfimet sociale të qytetareve dhe qytetarëve vazhdojnë. Zëri i qytetareve dhe qytetarëve të Velesit, dëshmitë për gjendjen me të drejtat e punëtorëve dhe me (pa)drejtësinë sociale, deklarata nga ekspertë dhe aktivistë civil dhe një sërë kontributesh të tjera, shikoni këtë herë në Veles. Pas emetimit të programit, në dispozicion do ta keni mikrofonin e hapur për të gjitha pyetjet, komentet dhe qëndrimet tuaja.

Duke pasur parasysh gjendjen e rëndë me liritë mediatike në vend, Iniciativa DREJTËSI SOCIALE TANI! e përdor mjetin metodologjik Street Media të redaksisë CIVIL Media, i cili nënkupton produksion dhe video projeksione me përmbajtje informative në sheshet nëpër Maqedoni. Nëpërmjet tyre, publiku mund të njihet në mënyrë të drejtpërdrejtë me gjendjen sociale në rrethin e tyre. Në këto ngjarje, të pranishmit mund të marrin pjesë me pyetje dhe komente, të cilave do t’u përgjigjen përfaqësues të shoqërisë civile dhe ekspertë të cilët i fton Iniciativa jonë.

Lajme të ngjashme

Back to top button