Ekspozitë udhëtuese me rastin e planetit tokë

Të Mërkuren më 22 prill, (dita e planetit tokë), me fillim në ora 16:00 në Sallën e Sh.F “Kiril Pejcinoviq” – Tearcë, do të hapet ekspozita “Bimët e egra nga vendi im”.

Është një ekspozitë origjinale që udhëton me vizatime, herbariume dhe fotografi nga fëmijë vullnetarë (fëmijë nga shkolla fillore, Alpinistë, mbledhës të bimëve të egra, entuzijast etj) të gjithë të bashkuar në projektin: “Lidhshmëria e njerëzve me natyrën – forcimi i rrjeteve të shoqërisë civile në Maqedoni”.

Ky projekt implementohet nga Shoqata Ekologjike e Maqedonisë në bashkëpunim me Plantlife të Anglisë, dhe është realizuar me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian.
Qëllimi i gjithë kësaj është që të forcojë kapacitetin e organizatave lokale që punojnë me vullnetarët për të mbrojtur natyrën, veçanërisht në fushën e ruajtjes së bimëve dhe duke marrë veprime të cilat do të kontribuojnë në zbatimin e rregullave të BE-së për të ruajtur rrjetin Natura 2000

Lajme të ngjashme

Back to top button