fbpx

Durimi

Qiellin shikova dhe desha të bërtas

Kisha drojë qielli të mos pëlcas

Yjet të hutuara

Në sy drejt me panë

Kthehu ulëriti Tokës!

Të trembura më thanë

U ktheva, në tokë vështrova

Mu duk e paaftë

Po sikur ulërimën time t`ia thoja

Do të duronte vallë?!

Apo do thahet, do thyhet,

Do ndahet, do të bënte nam!

Ndalova rreth e qark shikova

Pash ca njerëz dhe u tërbova

Më pas u ndala dhe mendova

Po sikur këtyre t`ua thoja?!

Kjo ndodhi dhe e kuptova

Se vetëm veten e lëndoja.

Dhembjen e gëlltita

Në shkëmb u shndërrova

Ndeza dritën dhe thash:

Hesht, durova!

 
Poezi nga Minka Berisha

Lajme të ngjashme

Back to top button