Cili është shkaku numër një i depresionit në gjithë botën?

Sipas një grupi studiuesish nga e gjithë bota (përfshirë ato nga Londra dhe rajone të ndryshme të Spanjës), njerëzit që kanë vuajtur nga abuzimi apo dhuna gjatë fëmijërisë së tyre ka më shumë gjasa të diagnostikohen me depression klinik – biles edhe më shumë në rastet kur ato janë të predispozuar gjenetikisht ndaj kësaj sëmundjeje.

Kjo përvojë e dëmshme mund të rrisë në masë të madhe shanset e dikujt për të rënë në depresion më të thelluar.

Në një periudhë kohore 3 vjeçare, shkencëtarët analizuan pacientë nga 41 klinikia të ndryshme shëndetësore të moshave nga 18 deri ën 75 vjeç. Dhe këto janë rezultatet që ato zbuluan nga testimet gjenetike.

Pjesëmarrësit, të cilët kishin funksion të kufizuar të geneve, ishin të ndjeshëm ndaj pasojave negative që kishin nga abuzimi gjatë fëmijërisë – qoftë ky abuzim psikologjik, fizik apo seksual. Me fjalë të, mungesa e aktivitetit të geneve e bashkuar me abuzimin në fëmijëri ndikon në rritjen e rrezikut të vuajtjes nga depresioni.

Blanca Gutierrez, një profesoreshë në departamentin e psikiatrisë në Universitetin e Granadas dhe koordinatorja kryesore e këtij studimi thotë se këto rezultate janë të rëndësishme në aspektin e trajtimit.

“Është një rezultat i rëndësishëm, i cili dëshmon një ndërveprim të dyfishtë, qoftë nga karakteristikat gjenetike qoftë tek mjedisi që na rrethon,” thotë Blanca Gutierrez./Oranews/

Lajme të ngjashme

Back to top button