Eksodi prek edhe Korçën, qindra familje rome drejt Gjermanisë

Eksodi masiv drejt Gjermanisë ka prekur edhe qindra familje në rajonin jug-lindor të vendit. Të rinj, por edhe familjarë të vendosur përballë vështirësive ekonomike kanë zgjedhur që të emigrojnë pa një destinacion të mirëpërcaktuar, pavarësisht apeleve për të mos u nisur drejt vendeve të BE.

Mashtrimi i azilit ekonomik ka pushtuar kryesisht komunitetin rom në Korçë, ku varfëria dhe papunësia janë në nivelet më të larta.

Pavarësisht se nuk i pret asnjë e ardhme në shtetin gjerman, ata kanë ndërmarrë nismën njëri pas tjetrit për t’u nisur drejt Europës, duke marë edhe lekë borxh të cilat nuk dihet nëse do të mund t’i shlyejnë ndonjëherë.

Familjarët e tyre tregojnë se kjo është mundësia e vetme, por theksojnë se pas zhvillimeve të fundit, frika për rikthimin e tyre në Shqipëri është e madhe për shkak të dyndjes së azilantëve.

Deri tani janë të paktën 200 familje, kryesisht të komunitetit rom të cilat janë larguar drejt Gjermanisë si azilantë ekonomikë, ndërsa të shumtë janë edhe qytetarët që planifikojnë emigrimin drejt vendeve të BE-së. / Top Channel

 

Lajme të ngjashme

Back to top button