fbpx

PSG, 45 milionë Euro për Dybalan e Palermos

Rritet konkurrenca për të siguruar shërbimet e sulmuesit të Palermos, Paulo Dybala. Menaxheri i argjentinasit, Gustavo Macardi, e nxeh më shumë merkaton për 21-vjecarin, i cili do të largohet nga Sicilia në përfundim të sezonit.

Sipas tij, Paris Saint Germmain ka bërë përpara me një ofertë konkrete, që vërtitet te 45 milionë Euro. Tashmë cmimi i futbollistit nuk mund të jetë poshtë 50 milionë Eurove. Shifrat marramendëse nuk e turbullojnë lojtarin dhe njerëzit pranë tij që do të vendosin me qetësi për të ardhmen.

Te Palermo e konsiderojnë fakt të kryer shitjen e Dybalas, që kërkohet me ngulm edhe nga Juventusi. Mediat italiane raportuan pak ditë më parë se bardhezinjtë kanë ofruar 32 milionë Euro, por përgjigjja e presidentit Zamparini ka qenë negative, pasi kërkonte të paktën 40 milionë. Mirëpo me ofertën e fundit të PSG, janë rritur edhe kërkest e numrit një të klubit sicialian, që mendoj se mund të përfitojë deri 50 milionë Euro për kartonin e futbollistit./SS/

Lajme të ngjashme

Back to top button