A mund Fransoa Holland të ndihmojë në kontestin për emrin?

Oferta e presidentit francez, Francois Hollande për të ndihmuar në zgjidhjen e kontestit me emrin hapi çështje, si në Maqedoni, ashtu edhe në Greqi, por sa ka ai mundësi dhe nëse me të vërtetë mund të pritet ndërmjetësimi i tij në këtë problem, është pyetja e cila parashtrohet në këto dy vende.

“Për Ish-republikën jugosllave të Maqedonisë, unë u përkujtova se Franca është e gatshme të kërkojë zgjidhje, për shkak të marrëdhënies cilësore që kemi me Greqinë. Është e vërtetë se çështja për emrin e ka bllokuar momentalisht procesin dhe ne nuk mund të qëndrojmë këtu. Do të thotë, Franca është e gatshme ta luajë, edhe për këtë çështje, rolin e vet në promovimin e mirëkuptimit të kësaj teme, e cila tani – nëse mund të them – e komplikon procesin tashmë një kohë shumë të gjatë”, deklaroi Francois Hollande.

Kjo deklaratë e presidentit francez u dha para rreth një muaji dhe analistët në Francë konsiderojnë se duhet të pritet dhe të shihet se a do të mund Hollande të kontribuojë që të dyja palët të arijnë më shpejtë zgjidhje kompromisi. 

Analizën e plotë të MIA-s mund ta lexoni këtu. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button