SHBA, Ukrainë: Stërvitje të përbashkëta ushtarake

Trupa të Shteteve të Bashkuara dhe Ukrainës kanë nisur stërvitje të përbashkëta në Ukrainën perëndimore, në përpjekje për të forcuar forcat qeveritare që janë duke luftuar separatistët pro-rusë në lindje të Ukrainës, raporton rel.

Presidenti ukrainas, Petro Poroshenko, ka thënë se forcat e armatosura të Ukrainës duhet të rindërtohen nga e para, për t’iu bërë ballë kërcënimeve të huaja.

Ushtria amerikane ka bërë të ditur javën e kaluar se 300 paratrupa të saj do të trajnojnë 900 anëtarë të Gardës Kombëtare të Ukrainës.

Ministria e Jashtme e Rusisë ka kritikuar stërvitjet, duke thënë se ato do të destabilizojnë procesin e paqes.

Lajme të ngjashme

Back to top button