fbpx

Zaev komenton deklaratat e Branko Cërvenkovskit

Kryetari aktual i LSDM-së, Zoran Zaev e ka mirëpretur mbështetjen publike nga ish-lideri partiak Branko Cërvenkovski. 

“Duke e pasur parasysh situatën e rëndë në të cilën gjendet Maqedonia dhe kriza e thellë politike, mirë është që edhe ish kryetari i shtetit u shpreh dhe i shpalosi qëndrimet e tij për gjendjet në vend.

Edhe LSDM, dhe personalisht unë si kryetar i partisë, e përshëndesim tërësisht mbështetjen që Cërvenkovski e shpreh ndaj LSDM-së dhe ndaj drejtuesve të partisë, raporton DW.

Për të ardhmen e Maqedonisë dhe qytetarëve të saj është e patjetërsueshme që secili individ të jap kontribut në realizimin e qëllimeve me projektin ‘ E vërteta për Maqedoninë’, për kthimin e lirisë, demokracisë dhe vlerave evropiane në shtetin tonë, dhe sidomos nëse ajo gjë vjen prej njerëzve me përvojë ashtu si është ish kryetari Branko Cërvenkovski”, deklaroi Zaev.

Lajme të ngjashme

Back to top button