MPB dhe sindikata e policisë firmosën marrëveshjen e re kolektive

Ministra e Punëve të Brendshme dhe kryetari i Sindikatës Policore, Tihomir Klimovski sot nënshkruan marrëveshje të re kolektive të MPB- ­së, në të cilën janë implementuar standardet më të larta të BE-­së në lidhje të rregullimit të administratës. Qëllimi i përbashkët, potencuan Jankulloska dhe Klimovski është përmirësimi i kushteve për punën dhe rritjen e sigurisë dhe përgjegjësisë së vendit të punës, si parakusht për efikasitet më të madh në punë. Sipas Jankulloskës, është nënshkruar marrëveshje moderne kolektive sipas standardeve  ndërkombëtare dhe kategorish janë konfirmuar procedurat me të cilat mundësohet realizim i të drejtave dhe obligimeve të punëdhënësve në MPB, që dalin nga marrëdhënia e tyre e punës. “Më esenciale në këtë marrëveshje është ajo që për herë të parë krijojmë klasifikim të qartë të vendeve të punës me nivele. Me këtë model krijojmë kushte për implementim më efikas në sistemin e karrierës”, tha ministrja Jankulloska.

Me Marrëveshjen e re kolektive, sqaroi ajo është përpunuar procedura për zbatimin e masave për një efekt të shkëlqyeshëm dhe të dobët, në kuadër të së cilave mes të tjerash parashikohet me notën pesë që të mund të vlerësohen më së shumti pesë për qind e punonjësve të vlerësuar nga rang lista përfundimtare e notave të të gjithë të punësuarve në MPB. Kjo do të thotë që ata të mund të shpërblehen me bonus në vlerë prej një page bazë e punëtorit i cili shpërblehet. Të punësuarit do të vlerësohen nga ana e vlerësuesve të trajnuar dhe të certifikuar. Me marrëveshjen e re kolektive është vendosur mënyrë elektronike e testimit të provimit të praktikantit, është bërë dallim i qartë midis sistemimit dhe përparimit, ndërsa është kryer edhe saktësim i procedurave për zbatimin dhe realizimin e tyre. Është vendosur klasifikim i qartë në vendet e punës në MPB, me çka, theksoi Klimovski, janë krijuar kushte për sistematizim më profesional dhe më ligjor në vendet e punës në MPB, dhe me këtë edhe përgatitje e listës së re të pagave. Janë përparuar dispozitat për siguri dhe shëndet gjatë punës, si dhe vendosje e vendeve të reja të punës në sistematizim ­ psikologë në sektorë. “Është zgjidhur edhe statusi i të punësuarve me arsim të lartë, janë përpunuar, precizuar dhe avancuar dispozitat për zgjidhje të qetë të kontesteve kolektive dhe individuale dhe arbitrazh. Janë vendosur të drejta më të mëdha për përfaqësuesin sindikal në procedurën për konfirmim të përgjegjësisë materiale të të punësuarve, ndërsa është vendosur edhe shtesë për punën në objekte të ndara”, sqaroi Klimovski.

Ndërkaq, në marrëveshjen e re kolektive janë mbajtur të gjitha ato të drejta të cilat të punësuarve iu janë garantuar me atë paraprake, midis të cilave janë e drejta e rritjes së kompensimit prej 50 deri në 150 për qind, shtesat e pagës të cilat të ndryshme për kategori të ndryshme të të punësuarve, rritje e kohëzgjatjes së pushimit vjetor për personat te të cilët është konfirmuar invaliditet me të paktën 60 për qind në kohëzgjatje prej tre ditëve, mbrojtje e punëtorit nga diskriminimi, ngacmim gjinor, fizik dhe psikik në vendin e punës, të drejtën e kompensimit të pagës së ditëve jo pune të konfirmuara me ligj.

Lajme të ngjashme

Back to top button