RDK kërkon unifikimin e opozitës

Kryesia Qendrore e RDK-së ka vlerësuar se situata politike mund të dalë jashtë kontrollit në çdo moment, prandaj ka kërkuar maturi të lartë të veprimit politik.

“Gjatë takimeve të ndryshme me njerëzit e vullnetit të mirë kemi përcjell mesazhin që në asnjë mënyrë mos të hidhet vaj në zjarrin tani më të ndezur dhe se qytetarët duhet të jenë të matur dhe mos të bien pre e provokimeve të natyrave të ndryshme në asnjë mënyrë”, theksohet në komunikatën e partisë.

Ky mesazh i konstruktivitetit dhe maturisë do të vazhdohet të përcillet edhe më tutje përmes takimeve direkte me njerëzit e vullnetit të mirë sepse në situata të vështira njerëzit e këtij vullneti duhet të takohen direkt që t’u përcillet mesazhi i duhur për njerëzit që duhet kujdesur.

Në të njëjtën kohë, Kryesia Qendrore e RDK-së miratoi një konkluzion drejtuar gjithë organizimeve të reja partiake, po pse jo edhe atyre jopartiake, intelektuale dhe të natyrave tjerra, që kanë qëllim të sinqertë të unifikimit të faktorit politik shqiptar opozitar për t’u ulur publikisht në një tryezë, ku në mënyrë të barabartë për të gjithë organizimet partiake dhe jopartiake, pa kurrfarë bajraktarizmi nga asnjëra palë, të bëhet unifikimi i vërtetë të faktorit politik shqiptar opozitar.

Kryesia Qendrore e RDK-së vlerëson se kjo ide madhore nuk duhet të bëhet nëpërmes komunikatave dhe komisioneve të ndryshme, por se tani ka ardhur koha kur gjërat duhet të thuhen troç

Lajme të ngjashme

Back to top button