Jankullovska nuk komenton fyerjet ndaj anëtarëve të BDI-së

Në pyetjen e gazetarëve, lidhur me “bombën” e fundit që opozita publikoi këtë fundjavë, ku sipas opozitës, Jankullovska me fjalë ofenduese dhe fyese flet për disa zyrtar të pushtetit, ministrja thotë se publikimi i “materialet të sajuara, montuara dhe të marra ilegalisht” është pasqyrim i “frikës dhe shqetësimit të Zaevit nga veprat kriminele me të cilat ngarkohet”.

“Në mungesë të propozime dhe ideve konkrete, Zoran Zaev dhe bashkëpunëtorët e tij si mënyrë të vetme të paraqiten para qytetarëve, vendosën të publikojnë materiale të sajuara, montuara dhe të marra ilegalisht dhe me çdo paraqitje të tyre të radhës në opinion, është e qartë frika dhe shqetësimit tek lideri opozitar, Zoran Zaev, sepse me siguri po vetëdijesohet për seriozitetin e veprave penale me të cilat ngarkohet. Me të gjithë kolegët edhe në pushtetin ekzekutiv edhe në atë ligjvënës kemi raporte korrekte dhe profesionale”, tha Jankullovska.

Në pyetjen nëse MPB ka njohuri për thyerjen e shtabeve opozitare, ministrja tha se MPB për të gjithë incidentet për të cilat ka siguruar dëshmi dhe kanë pasur tregues të caktuar dhe për të cilat ato janë konfirmuar dhe kanë ekzistuar dëshmi materiale, kanë ngritur kallëzime përkatëse penale dhe kundërvajtëse.

“Pasi nuk përmendi ngjarje konkrete, nuk mund t’iu përgjigjem në detaje”, shtoi ministrja.

Lajme të ngjashme

Back to top button