Hotelierët kërkojnë TVSh-ja e ushqimit të zvogëlohet në 5%

Ulja e TVSh-së prej 18 në 5% për ushqimin nëpër hotelet dhe restorantet, stimulime në hotelieri, iniciuan përfaqësuesit e Lidhjes së hotelerisë dhe turizmit pranë Odës ekonomike të Maqedonisë.

“Hotelierët kërkojnë mënyra me të cilën llogaritet TVSH-ja e ushqimit të pësojë ndryshime. Elementet hyrëse tani llogariten me 5% TVSh ndërsa tatimi dalës 18%. Në periudhën vijuese do të bëjmë analiza konkrete me fakte për gjendjen dhe për kërkesat do të dalim para institucioneve shtetërore, deklaruan për “Meta” nga Oda ekonomike.

Sipas ish kryetares së Lidhjes, Snezhana Jovanovska, ulja e tatimit prej 18 në 5% është joreale dhe duhet të jetë në 112%.

“Ka shumë masa që për momentin shteti po i ndërmerr në këtë sektor. Bën subvencionimin e turistëve të huaj dhe operatorëve turistik, bën aktivitete marketingu dhe promovime jashtë vendit, zvogëloi tatimin e shërbimeve turistike dhe për këtë vlerëson se ulja prej 18 në 5% nuk është reale. Që t’i ndihmohet këtij sektori, nevojitet të ndërpritet subvencionimi i turistëve, por njëkahësh të subvencionohen operatorët turistik të cilët kanë lidhur marrëveshje për promovimin e shtetit dhe tërheqjen e turistëve të huaj. Derdhen shumë të holla, shpenzimet janë të larta ndërsa të ardhurat të vogla”, vlerëson Jovanovska.

Lidhje propozon edhe masa tjera që do të nënkuptojnë lehtësim financiar të sektorit hotelierik dhe stimul indirekt për investime të reja dhe për modernizimin e kapaciteteve ekzistuese.

Sipas Strategjisë për zhvillimin e turizmit deri vitin 2020, shpenzimet nga kjo degë ekonomike duhet të jenë 5% nga BPV.

Lajme të ngjashme

Komentet

  1. Po bre!. Ndersa Ju cmimet ende do te hipni , qè edhe me shume ta pasuroheni. Kudo ne bote Luksi paguhet me shtrenjte …..

Back to top button